TIRANE- Kur nuk na ndajnë shumë minuta nga mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores, ku do të diskutohet mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, ky i fundit është rikthyer në banesën e tij.
‘BalkanWeb’ mëson se ish-ministri është pritur jashtë banese në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ nga shumë simpatizantë të tij që prej shumë orësh gjenden në lagjen e tij për ta mbështetur.
Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se shumë mbështetës të Tahirit, qytetarë të thjeshtë janë mbledhur në hyrjen e pallatit ku banon ish-ministri, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë nguruar që ta përqafojnë.
(ed.me/BalkanWeb)