TIRANE- Kur nuk na ndajnë shumë minuta nga mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores, ku do të diskutohet mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, ky i fundit është rikthyer në banesën e tij.

‘BalkanWeb’
mëson se ish-ministri është pritur jashtë banese në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ nga shumë simpatizantë të tij që prej shumë orësh gjenden në lagjen e tij për ta mbështetur.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se shumë mbështetës të Tahirit, qytetarë të thjeshtë janë mbledhur në hyrjen e pallatit ku banon ish-ministri, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë nguruar që ta përqafojnë.
tahiri-ktheht-ne-shtepi-2

tahiri-kthehet-ne-shtepi-1

tahiri-kthehet-ne-shtepi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: