KOSOVË

Sekuestrohet sasi rekord kokaine në Kosovë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se është kapur një sasi prej rreth 400 kg kokainë, pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, kamioni ka kaluar nga porti i Durrësit dhe kishte një ngarkesë me mish. SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh.

Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovë, ku dhe mësohet të ketë pas destinacionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb