GJIROKASTËR

Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një 64-vjeçar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar për “News24” dhe “BalkanWeb” nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“BalkanWeb” sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se flakët kanë “pushtuar” fshatin “Asim Zeneli”, ndërsa në ndihmë të policisë kanë dalë edhe banorët, të cilët po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit me kova uji.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkuar në Gjirokastrës, prej ku ka thënë se situata është tejet e rënduar, ndërsa ju ka bërë thirrje banorëve që të pranojnë të evakuohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb