Një sherr me thika ka ndodhur këtë paradite në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se sherri ka ndodhur mes dy të moshuarve, në një lokal të qytetit bregdetar.

Sipas gazetarit Mehmeti, sherri dyshohet se ka ndodhur për çështje pronësie, pasi dy të moshuarit debatonin shpesh për një pronë në zonë.

Ngjarja është shënuar në rrugën “Transballkanike” të Vlorës, ku nga sherri ka mbetur i plagosur i moshuari Muço Malaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: