TIRANË

Një plagosje e pesëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:30 te Rrua e Kavajës, në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se ngjarja ka ndodhur brenda një xhamie dhe janë plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person ka hyrë në xhami dhe ka qëlluar me thikë, ndërsa policia pritet të zbardhë detaje në vijim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton se ka neutralizuar dhe arrestuar autorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb