Një sherr ka ndodhur mes një grupi të rinjsh në Vlorë.

Policia njofton se në konflikt janë përfshirë pesë të rinj, tre prej të cilëve janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: