Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në një lokal në Berat. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Eneida Petova, e cila thekson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Nga të dhënat e para, gazetarja Petova mëson se nga sherri ka mbetur i plagosur në këmbë efektivi i policisë, Juljan Xhelili, 24 vjeç.

Gazetarja Petova sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihen forca të shumta policie, si dhe një ambulancë që merr të plagosurin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb