TIRANË- Dy nxënësit e klasës së 10-të në gjimnazin ‘Eqerem Çabej’ që u konfliktuan në orën e Informatikës e njëri, nxori thikën duke qëlluar aksidentalisht shoqen e klasës janë pezulluar nga shkolla deri në përfundim të hetimit, siç bëjnë me dije burimet për “BalkanWeb”.

Sherri mes tyre ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në orën e Informatikës, fillimisht me të shara e ofendime mes Xhejms Gjurës e Franko Rrapit, e më pas deri në përdorimin e thikës.

Në konfliktin mes dy të rinjve ka ndërhyrë mësuesja dhe një nga nxënëset e cila aksidentalisht edhe u plagos. E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb