ITALI 

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Viktima e gjashtë ka qenë e sëmurë dhe e shtruar në spitalin e Brescias, ku ishte transferuar mbrëmjen e së dielës. Ajo ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik e sëmurë me tumor.

Viktima e pestë ishte një 88-vjeçar në Lombardi, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e katërt ishte në Bergamo 85 vjeçe, ndërsa i treti në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali. Viktima e dytë ishte në grua 76 vjece ne Veneto ndersa e para një 78-vjecar në Lombardi.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 224 persona, 5 kanë vdekur dhe një person është shëruar raportojnë  mediat italiane duke cituar Shefin e Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli.

Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb