LEZHË

Është shoqëruar në Policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili thekson se bashkëshortja e avokati Ndreka pretendon se ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë, ku po punonte.

Gjithashtu, bashkëshortja e avokatit, që është dhe zëvendëskryetare e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se bashkëshorti i saj është dhunuar nga uniformat blu, përkatësisht nga efektivi Myrteza Mehmeti.

Siç raporton gazetari Ndreka, ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.

Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit, që sipas saj, ka ushtruar dhunë, ndërsa ka bërë gati padinë për SHÇKB, duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën,që ajo pretendon se është ushtruar ndaj avokatit Gjergj Neli. Ndërkohë, Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb