DURRËS

Dy persona janë plagosur këtë mbrëmje në Durrës, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda një banese në lagjen nr.13.

Policia njofton se janë plagosur shtetasit I. K., 54 vjeç, dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb