TIRANË

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje, në zonën e Unazës së Re, afër rrethit të Selitës.

Për pasojë, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Siç mëson gazetarja Bezat, të plagosur kanë mbetur 42-vjeçari Mikel Harizaj dhe 26-vjeçari Serini Dumi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb