Një pus nafte ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes, në Qafën e Kashit, në Ballsh, ku për pasojë është plagosur një punonjës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se është plagosur shtetasi Viktor Balla, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.

Siç raporton gazetari Kuçi, 50-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb