Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, me pasojë plagosjen e disa personave.

Policia njofton se një sobë druri ka shpërthyer në flakë, në një lokal, teksa po e ndiznin me benzinë, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb