Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në Ishull Shëngjin të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka sjella pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihen shtëllunga tymi dhe flakë të mëdha, që kanë mbërthyer banesën.

Ndërkohë, nga të dhënat e para raportohet për persona të lënduar.

Gjatë shuarjes së flakëve, një zjarrfikës ka rrezikuar jetën, teksa i është shembur sipër një pjesë e tavanit. Siç shihet nga pamjet që sjell gazetari Ndreka në “BalkanWeb”, në çast ka ndërhyrë kolegu i tij, duke e tërhequr zvarrë zjarrfikësin e bllokuar mes flakëve dhe duke i shpëtuar jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: