Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Kërtusha ka ndërruat jetë si rezultat i hemorragjisë cerebrale, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kush ishte Qemal Kërtusha, i cili këndoi mbi 1000 mijë këngë:

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Tashmë pas propozimit të bërë, Kërtusha pret të miratohet titulli “Mjeshtri i Madh i Punës”. Qemal Kërtusha ka qënë dhe mbetet një figure emblematike e këngës durrsake por jo vetëm i Durrësit! Këngët e tija kanë ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe qindra të tjerëve në skenat e vendeve të ndryshme të botës ku ka kënduar, siç thotë dhe vetë në rreth 12 gjuhë të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fillim të viteve ’60, këngëtari Qemal Kërtusha kishte arritur apogjeun e suksesit te vet muzikor duke u dalluar si një nga figurat më të shquara të muzikës së lehtë dhe të këngeve popullore. Në një bilanc që mund ti bëjmë 80 viteve të tij, rezulton se ai ka prekur skenat e shumë vendeve, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Për herë të parë në skenë është ngjitur me grupet amatore të qytetit të tij të lindjes, Durrësit. Më pas me Ansamblin e Ushtrisë në vitin 1955 ai ka pasur një axhendë shfaqjesh në Kinë, Mongoli, Kore, Vietnam, ish Bashkimin Sovjetik, ku edhe ka marrë vlerësime të medha. Më tej, në vitin 1968, me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve ai ka korrur duartrokitje në Rumani e Bullgari, ndërsa në vitin 1970 ai vazhdon me sukses në Turqi, Algjeri, Marok e Egjipt. Shtypi i atyre vendeve ka shkruar me superlativa për këtë surprizë nga Shqipëria e izoluare asaj periudhe, i cili nëpërmjet zërit të tij afirmoi edhe zërin e atdheut të vet, njëkohësisht.

Në Dhjetor 1962, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Vashezo”.

Në Dhjetor 1962, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Mos Me Qorto”.

Në Dhjetor 1962, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Femija E Pare”.

Në Dhjetor 1963, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali I 2-Të Në Rtsh me këngën “Endrra Ime”.

Në Dhjetor 1964, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali I 3-Të Në Rtsh me këngën “Kthim Nga Fusha”.

Në Dhjetor 1965, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali I 4-Të Në Rtsh me këngën “Larg”.

Në Dhjetor 1965, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Ne Jemi Tre”.

Në Dhjetor 1966, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 5-të në RTSH me këngën “Kenga Jone E Re”.

Në Dhjetor 1966, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 5-të në RTSH me këngën “Rojet Legjendare”.

Në Dhjetor 1968, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Komisari I Kuq”.

Në Dhjetor 1970, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Partizani I Vogel”.

Në Dhjetor 1969, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Dritat E Jetes”.

Në Dhjetor 1969, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Ballade Partizane”.

Në Dhjetor 1970, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Vallja Laberishte”.

Në Dhjetor 1971, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenge E Kaltersi”.

Në Dhjetor 1973, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën “Sup Më Sup Si Malet”.

Në Dhjetor 1973, Qemal Kertusha merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën “Takimi I Brezave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb