SPAK ka mbyllur hetimet për ish-zyrtarët e Bashkisë Lushnje, duke dhënë pretencën dhe duke dërguar dosjen në gjykatë.

Në pretencë, SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për abuzim me tenderat.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cili thekson se për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut Tushe i reduktohet dënimi në 3 vite e 4 muaj.

Gjithashtu, dënim plotësues për ish-kryebashkiakun është edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vitet burg edhe për ish-zyrtarin e bashkisë, Flamur Peqini, dënim që i ulet në 3.4 vite, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për ish-vartësit e tjerë të Tushes, SPAK ka kërkuar përkatësisht 4 vite burg për Gentian Nushin, që nga gjykimi i shkurtuar  i ulet në 2 vite e 8 muaj, si dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike; 2.6 vite për Leonard Sefën, që i ulet në 1 vit e 8 muaj, si dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për Blerta Turkun SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg, që i ulen në 1 vit e 8 muaj, dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë, për Turkun është pezulluar dënimi me burg, duke e çuar në shërbim prove, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Pretenca e SPAK për ish-kryebashkiakun dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:

Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)

Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj

Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj

Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)

Leonard Sefa  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Gazmend Çela  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj

Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj

Gjergji Mëhilli  1 vit / 8 muaj

Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj

Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb