TIRANË

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, që njihet si një nga kapobandat e Lushnjes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se janë mbyllur hetimet për Orges Bilbilin, Leart Haxhiun dhe Anterio Kaloshi, të cilët dyshohen si autorë të masakrës së Lushnjes.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë ka rezultuar se ata kishin vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe dosja i kaloi SPAK.

SPAK doli në përfundimin se ata kishin kryer krime për hakmarrje, në kuadër të grupit të struktura kriminal dhe për këtë arsye vendosi t’iu komunikojë akuzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb