Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt.

Dyshohet se në konflikt u përfshinë Sehar Xhenje dhe vëllai i tij si dhe Esmeraldo Hato, persona këta që kanë patur një konflikt në burg me shtetasin Taulant Pepaj.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Ata kanë braktisur makinën e tyre tip “Audi” në një rrugicë në fshatin Grudë të njësisë Rrethina.

Po sipas policisë vëllezërit kanë qëlluar me dy lloje pistoletash. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Shkodër kur, mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri nga dy vëllezërit dhe një person i tretë. Pepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb