Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë pasdite qytetin e Elbasanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është ekzekutuar një person, ndërsa nuk dihen ende autorët e krimit.

Ngjarja ka ndodhur te “Rrethrrotullimi i Luleve”, kurse autorët e krimit janë larguar drejt Bradasheshit, si dhe kanë djegur makinën në një ullishte.

Ndërkohë, menjëherë pas krimit janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb