KSAMIL

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në kompleksin në Ksamil.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Shpresa Dine, e cila raporton se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga të dhënat e para, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb