TIRANË

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak më parë.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se të shtënat janë shënuar në zonën e Astirit.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar në drejtim të një makine tip “Audi”, në ngjyrë të bardhë, e cila ndodhej pranë një kryqëzimi.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë policia është drejtuar në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb