Një tërmet i fortë ka tronditur Italinë këtë mbrëmje. Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, ndërsa ka goditur Italinë qendrore, 100 kilometra nga Roma.

  • foto galeri

Sipas anketave të Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi 14 km dhe epiqendra e tij ishte Balsorano (L’Aquila) dhe Pescosolido (Frosinone).

Ndërkohë, mediet italiane raportojnë se për momentin nuk ka dëme në për njerëz apo materiale, por ka shkaktuar panik te qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: