Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi rreth mesditës së sotme ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar shtetasi Klodian Shkreta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: