DURRËS

Një tjetër ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës. Një person është vrarë me thikë në zemër, në zonën e Plepave.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se është vrarë 34-vjeçari Idajet Dulla. Ai ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij krimi.

Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit në afërsi të shinave të trenit dhe është transportuar në spital për t’u dërguar në morg.

Kujtojmë se një natë më parë, Durrësi u trondit nga breshëria e plumbave, ku u qëlluan babë e bir dhe për pasojë humbi jetën Armando Baboçi, ndërsa është plagosur djali i tij dhe një person tjetër.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb