Një ngjarje tragjike sapo ka ndodhur në Korçë, ku është vetëvrarë me thikë brenda banesës një 55-vjeçar.

“BalkanWeb” mëson se i ka dhënë fund jetës shtetasi Edmond Lara, i cili dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor dhe kurohej.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb