Tre emigrantë sirianë kanë mbërritur sot në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në trup.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, e cila thekson se nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me rastin e grabitjes me dhunë apo diçka tjetër. Mësohet se emigrantët kanë hyrë në vendin tonë përmes shtegut të Bozdovecit, në mënyrë ilegale.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pritet edhe dëshmia e tyre për të qartësuar situatën, mbas marrjes së mjekimit të nevojshëm nga spitali.

Kujtojmë që në qarkun e Korçës ka patur raste të grabitjes me dhune të shtetasve sirianë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb