KORÇË

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, vetëm pak minuta më parë. Një person ka vrarë veten me armë gjahu, në ambientet e lokalit të tij. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Viktor Bardhoshi, 45 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb