DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka vrarë veten brenda komisariatit një 52-vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 52-vjeçari T. T. ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Siç raporton gazetarja Bezat, i vetëflijuari ishte shoqëruar në komisariat për dhunë në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb