FUSHË KRUJË

Periferia e qytetit të Fushë Krujës është tronditur këtë të diel nga shpërthimi i një sasie eksplozivi.

Tritoli i është vendosur pak çaste më parë një makine të parkuar tip ‘Golf 6’, ndërsa mësohet se është në pronësi të shtetasit Saba Xaka. Fatmirësisht nga shpërthim nuk ka persona të lënduar. “BalkanWeb” mëson se babai i Xakës është punonjës në bashkinë e Krujës.

Për këtë ngjarja ka reaguar edhe Policia, e cila shprehet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të rënë në gjurmët e autorit apo të autorëve.

“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40,  në lagjen Delvina, Fushë Krujë,  automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti  jetë vendosur  një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit  ka vetëm dëme materiale .Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: