Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë çifti i bashkëshortëve, të cilët u përfshinë në një aksident të rëndë në Rrëshen, më 5 tetor të këtij viti.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se nuk kanë mundur t’iu mbijetojnë plagëve të rënda bashkëshortët nga Mirdita P. P. dhe L. P.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 tetor, ku çifti i bashkëshortëve ishin pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., i cili u përplas nga një makinë tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi F. M.

Menjëherë pas përplasjes, bashkëshortët u nisën drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë, prej ku sot mësohet se kanë ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb