TIRANË

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Riljan Lala, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

30-vjeçari Riljan Lala u arratis nga Komisariati Nr. 1 mëngjesin e sotëm, pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Riljan Lala ishte arrestuar dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb