Një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
Policia bën me dije se e reja vuante nga depresioni.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.