TIRANË

Ka marrë fund ngërçi i krijuar prej ditës së djeshme, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Mësohet se ka mbërritur në Rinas avioni i kompanisë “Air Albania”, me vaksina anti-Covid.

Pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.

Pak më parë, “BalkanWeb” raportoi se në vendin tonë kanë mbërritur kontrollorët nga Turqia, të cilët do të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare, deri në zgjidhjen e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: