TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga vjehrri i tij, pranë Gjykatës.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se 32-vjeçarja është arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje.

E reja ishte prezente në lokal, kur babai i saj, 52-vjeçari Mexhit Picari, qëlloi disa herë me plumba ish-bashkëshortin e të bijës, duke i marrë jetën.

Çifti do të zhvillonin sot seancën e radhës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku do të pyete fëmija e tyre 16-vjeçar se me cilin do të rrinte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb