TIRANË

Policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona e Don Boskos, ku u vra me armë zjarri Erion (Adriatik) Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Gjithashtu, gazetarja Bezat raporton se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

Siç mëson gazetarja Bezat, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb