Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Kavajës, duke krijuar panik te qytetarët. Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal mes dy personave. Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 29-vjeçari Marjus Ismailaj.


Ndërkohë, autori i krimit, 60-vjeçari Xhevdet Leçini, është shoqëruar në polici. Gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se në të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.


Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç, ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: