TIRANE– Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në kryeqytet.

Mësohet se viktima është ish- drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, i cili ishte duke ecur rrugës kur u qëllua. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së ish- zyrtarit të Policisë së Shtetit.

Pasi e kanë qëlluar për vdekje në kokë dhe në gjoks 2 autorët janë larguar me shpejtësi. Vrasja ka ndodhur jashtë pallatit ku banonte ish- zyrtari i Policisë, ndërsa kanë qenë 2 autorë me motor.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet. Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.
17838581_276458572779986_37703784_o

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb