DURRËS

Zbulohet emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Burime të sigurta nga Partia Socialiste e Durrësit i thanë gazetares së “News24” dhe “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj, se socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.

Të njëjtat burime i thanë gazetares Haxhiaj se pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Bashkinë e Durrësit.

Aktualisht, Emirjana Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb