Policia zbardh detaje nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Policia njofton se zjarri ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete, ndërsa kanë përfunduar në spital me dëmtime të lehta 8 presona.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: