KURBIN

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri ka shkrumbuar një banesë, duke i marrë jetën një fëmije.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka, është nisur drejt vendit të ngjarjes, prej ku prite të sjellë pamje nga banesa e shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë, policia njofton se ka mbetur viktimë nga asfiksia dhe djegia fëmija 2-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb