Ka qenë një pasdite e trishtë ajo për lojtarët e skuadrës së Kamzës, të cilët lajmin e përjashtimit të klubit të tyre nga Kategoria Superiore e kanë marrë në momentin kur po kryenin seancën e radhës stërvitore.

Në sytë e lojtarëve nuk kanë munguar lotët, në një kohë që 25 lojtarë dalin menjëherë në rrugë dhe në pamundësi për t’iu bashkuar ndonjëskuadre tjetër brenda kampionatit. Shansi i vetëm janë ligat aziatike apo nordike, që startojnë edicionin në mars, por nga gjithë skuadra e Kamzës, jo të gjithë lojtarët mund ta kenë këtë fat.

Seanca stërvitore u la përgjysmë, askush nuk mund të përqëndrohej më në këto kushte kur kanë mësuar dënimin e dhënë, një dënim që nuk ka asnjë lidhje me lojtarët, që në fushën e lojës kanë qenë mëse korrektë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb