Një ditë pas lajmit të rremë që qarkulloi në rrjetet sociale se Shqipëria rrezikohej mbrëmë nga një tërmet i fuqishëm, duke terrorizuar qytetarët në Tiranë e Durrës, vjen një reagim i ashpër nga zëvendëskryeministër Erion Braçe.

Në një dalje publike për mediat, Braçe tha se lajmi i djeshëm, ishte i qëllimshëm dhe i rremë, ndërsa shtoi se autorët do të përballen me ligjin.

“Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: