Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një njoftim të bërë në Twitter ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

“Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkruan  ajo ndër të tjera.

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski. Lajmi i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, pohon ajo.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb