Një mësuese 40-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shpreh hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot.

Në mesazhin e saj ngushëllues, Znj. Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

Kushi Fb
Kushi Fb

STATUSI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI
Të dashur miq,
Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

255020847 10225488017483522 96383151836914531 N 696x522 1
255020847 10225488017483522 96383151836914531 N 696×522 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb