I pëlqente Lacios, po ndiqej nga Napoli, pati zëria për në Angli, por duket se e ardhmja e Milot Rashicës do të jetë ende në Gjermani. Duke u bazuar në informacionet e që sjell “Sport Bild”, sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Kosovës ka përfunduar në shenjestrën e Lajpcigut.

Skuadra bardhekuqe kërkon një zëvendësues të Timo Vernerin, që duket gjithmonë e më pranë transfermit në verë. Marrëveshja është ende në fazë detajimesh, por diçka mund ta ndihmojë klubin e Red Bullit. Nëse Verder bie nga kategoria, klauzola prej 38 milionë eurosh e parashikuar në kontratën e Rashicës do të zbriste në 15 milionë. Lojtati ka pëlqimin e trajnerit Nagelsman, me të cilin ka biseduar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb