NGA ZONJA VJOLLCA

1 lakër jeshile
500 gr mish i grirë
6-8 kokrra vezë
2 lugë gjelle tërshërë
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë, piper i zi
4 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle miell
200 ml salcë domate
1 lugë kafe piper i kuq

Fillimisht ziejmë vezët për 10 minuta dhe i ftohim ato.
Vendosim gjethet e lakrës në ujë të vluar me kripë për 2-3 minuta, më pas i kullojmë dhe i thajmë ato.
Në një tas vendosim mishin dhe aty shtojmë qepën të grirë imët, mustardën, majdanozin, tërshërën, një kokërr vezë, kripë, piper të zi. Punojmë brumin dhe e ndajmë atë në 6-8 toptha të vegjël.

Vendosim një gjethe lakre në dërrasën e punës, mbi të vëmë një topth me mish duke e shtypur pak atë. Mbi mish vendosim 1 vezë të zier e më pas e mbështjellim në formën e një japraku. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet e lakrës. I vendosim japrakët në një tavë apo tenxhere, gjithmonë mbylljen e japrakut e vendosim poshtë. I mbulojmë me ujë dhe i vendosim në zjarr mesatar ose në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius duke i mbuluar me letër alumini.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim 1 lugë miell për 3 minuta, shtojmë në të 1 lugë çaji piper të kuq, 100 ml ujë dhe purenë e domates. Sapo të marrë valë e shtojmë salcën e përgatitur tek tenxherja me japrakët dhe e lemë të ziejë për 30-40 minuta dhe më pas e shërbejmë.

Nëse i vendosim japrakët në furrë i lemë 45 minuta të mbuluara me letër alumini dhe në 10 minutëshin e fundit e largojmë letrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: