Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr lakër të bardhë, 2 qepë të thata, 1 tufëz koper, 1 lgj salcë domate, ½ filxhan pure domate, 1 filxhan oriz, 1 koncentrat perimesh
5-6 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, qepën e thatë, qepën e njomë dhe pak kripë e piper. I kaurdisim derisa të zbuten dhe më pas shtojmë koperën dhe salcën e domates. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë lakrën. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E mbulojmë me kapak dhe e lemë lakrën të ziejë për 20-25 minuta.

Pas këtij minutazhi shtojmë purenë e domates (ose domate të freskët të grirë në rende),orizin, kripë, piper, 1 koncentrat perimesh dhe ujë të ngrohtë në masë të gatimit. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të gatuhet dhe për 20 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: