Nga: ZONJA KATERINA

1 lakër mesatare
1 qepë
1 presh
1-2 karrota
1 degë selino
1 lugë salcë
1 fç domate në kubikë
1 fç oriz
2 fç lëng pule ose perimesh
1 kokërr limon
3-4 lgj vaj ulliri
1 tufëz majdanoz dhe koper
Kripë, piper

Hedhim në tenxhere pak vaj, shtojmë qepën e përziejmë duke shtuar pak kripë, shtojmë preshin të prerë në rrathë të hollë, selinonë dhe lakrën të prerë në kubikë mesatare. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe e lemë derisa të ulet pak vëllimi. Hapim më pas në qendër një hapësirë dhe hedhim një lugë salcë domate, domatet të prera në kubikë të vegjel dhe orizin. Hedhim ujin e ngrohtë me një koncentrat dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë pak vaj ulliri, koper dhe majdanoz dhe e servirim me lëng limoni

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb